Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Josh Duhamel bëhet sërish baba

Josh Duhamel

Josh Duhamel

Foto: Associated Press

Aktori 53-vjeçar Josh Duhamel dhe bashkëshortja e tij Audra Mari janë shprehur të lumtur që kanë mirëpritur në jetë një vajzë të vogël, të cilën e kanë quajtur Rocca de Leon Duhamel. Ajo është bërë motra e djalit të tyre dyvjeçar Shepherd dhe e Axlit 12-vjeçar, djalit që Josh e ka me ish-bashkëshorten Fergie.

Çifti ndau një postim të përbashkët në Instagram me disa fotografi të foshnjës së sapolindur dhe shkruan thjesht: “Rocca de Leon Duhamel vajza jonë erdhi në jetë.”

Megjithëse nuk zbuluan datën e lindjes, një byzylyk spitalor që shihej në dorën e foshnjës në një nga fotot mbante datën 05/05/26.

Disa javë më parë, aktori i filmit “Transformers” kishte shprehur emocionet e tij për faktin që do të bëhej “baba i një vajze” për herë të parë.

“Nuk di çfarë të them. Jam thjesht shumë i emocionuar… mezi pres ta takoj. Dhe mendoj se ka diçka të veçantë mes baballarëve dhe vajzave të tyre të vogla. Është ndryshe, e kupton?”, ka thënë ai për “E! News”.

Josh së fundmi foli edhe për marrëdhënien e çiftit para martesës së tyre në vitin 2022, duke zbuluar se u takuan për herë të parë në një festë në shtëpinë e tij dhe se fillimisht ai kishte përjashtuar mundësinë e lidhjes për shkak të diferencës 21-vjeçare në moshë.

Edhe Josh Duhamel dëshiron të ketë vajzë Showbiz 10 muaj më parë Josh Duhamel dëshiron të ketë vajzë

“Bëmë një ndejë në shtëpinë time… Kishim qenë në kontakt sepse e dija që ishte nga North Dakota dhe kishte pasur shumë sukses në konkursin Miss USA. Madje nuk e ftova sepse doja të dilja me të, sepse sinqerisht ishte shumë e re për mua. Nuk po kërkoja diçka të tillë. Mendova: ‘Nuk do të jem ai tipi.’ Pastaj ajo erdhi te dera dhe unë mbeta pa fjalë. Ishte kaq e bukur. Por prapë i thosha vetes: ‘Jo, jo, jo.”, ka thënë ai.

Megjithatë, Josh ndryshoi mendim pasi pa mënyrën si Audra sillej me fëmijët gjatë festës, duke thënë se ajo i dukej “shumë e pastër shpirtërisht” dhe i kujtonte “shtëpinë”.

“Më kujtohet që kujdesej për fëmijët në festë, sigurohej që të kishin mjaftueshëm për të ngrënë, dhe mendova: kjo më kujton shtëpinë dhe llojin e vajzës me të cilën dua të jem. Kisha kaluar disa lidhje me vajza këtu në Los Angeles dhe nuk ishte e njëjta gjë. Ka diçka shumë të sinqertë dhe të ngrohtë tek ajo. Atëherë mendova: ‘Ndoshta nuk është shumë e re… Ndoshta unë jam ai tipi. Nuk e di.’”, ka shtuar ajo.  “Tani kemi një fëmijë dyvjeçar… kemi tre vite të martuar dhe jemi bashkë prej rreth shtatë vitesh…”