Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jonah Hill lavdëron performancën e aktorëve në filmin “Outcome”

Keanu Reeves, Matt Bomer, Cameron Diaz dhe Jonah Hill

Keanu Reeves, Matt Bomer, Cameron Diaz dhe Jonah Hill

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Cameron Diaz, po vlerësohet për një nga performancat më të mira të karrierës së saj në filmin e ri “Outcome”, sipas regjisorit dhe aktorit Jonah Hill.

Filmi komedi “Outcome”, i drejtuar nga Hill, sjell në ekran edhe emra të njohur si Keanu Reeves dhe Matt Bomer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Traileri i filmit:
 

Regjisori është shprehur shumë entuziast për kastin.

“T’i bashkoja të gjithë këta ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Jam regjisori më me fat në botë”, ka thënë ai për Extra, ka raportuar FemaleFirst.

Ai kishte fjalë të mira sidomos për Diazin, të cilën e përshkroi si një "engjëll të vërtetë".

“Një engjëll i vërtetë që ka zbritur nga qielli. Ajo nuk është vetëm një yll ikonik i kinemasë. Kur u shfaq në ekran gjatë testit të kamerës, të gjithë mbetëm pa fjalë, si të thuash, ‘po bëjmë një film të vërtetë’”, ka thënë ai.

Për performancën e saj në filmin “Outcome”, ai ka thënë se është më e mira që ka bërë deri më tash.

“Si aktore, ajo jep performancën më të mirë të karrierës së saj, sipas mendimit tim… një interpretim i jashtëzakonshëm. Dhe si person, më ka mbështetur në një mënyrë shumë të sinqertë. Është kombinimi perfekt mes mikeshës dhe artistes”, ka thënë Hill.

Edhe vetë Diaz kishte vetëm fjalë pozitive për Hillin, duke theksuar se ai ishte personi i duhur për ta drejtuar këtë film.

“Jonah është një nga njerëzit më të sinqertë që kam njohur. Ai i thotë gjërat me gjithë zemër. Kur dikush që e vlerëson shumë të thotë këto gjëra, është shumë prekëse”, ka thënë ajo.

Duke folur për talentin e tij si aktor dhe regjisor, ajo ka shtuar se është i jashtëzakonshëm.

“Nuk ka asnjë pjesë të performancës së tij në këtë film që mund të vendoset në trailer, dhe ka një arsye për këtë. Do ta shihni, është diçka e jashtëzakonshme. Ai është një forcë e vërtetë në këtë film. Nuk besoj se dikush tjetër mund ta kishte drejtuar atë në këtë rol, përveç vetes së tij”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Hill ka vlerësuar edhe kolegun, Reeves, për të cilin ka thënë se e do shumë.

“E dua shumë Keanun. Kam adhuruar ‘My Own Private Idaho’ dhe ‘Parenthood’, si dhe gjithçka që ka bërë më pas. Është një aktor i jashtëzakonshëm dhe doja ta shihja duke provuar role të ndryshme, duke dhënë maksimumin”, ka thënë ai.