Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jodie Foster: Filmi “F1” duket si i krijuar nga AI-ja

Jodie Foster

Jodie Foster

Foto: Associated Press

Aktorja dhe regjisorja Jodie Foster ka sugjeruar se filmi i aktorit Brad Pitt, “F1”, i ngjan një prodhimi të krijuar nga inteligjenca artificiale, duke nxitur debat në Hollywood për rolin e teknologjisë në kinematografi.

Gjatë një paneli në Aspen Ideas Festival, 63-vjeçarja ka folur për ndikimin e AI-së në industrinë e filmit dhe ka thënë se kjo teknologji tashmë po përdoret gjerësisht, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse arrijmë ta kontrollojmë vazhdimisht AI-në, atëherë mund të krijojmë gjëra që na pasqyrojnë dhe mund t’i bëjmë më mirë. Por nuk e di nëse kjo teknologji do të zgjasë më shumë se disa vite”, ka thënë ajo.

Foster ka shtuar se disa elemente të industrisë tashmë po zëvendësohen ose imitohen nga teknologjia, përfshirë edhe efektet për zëvendësimin e fytyrës, që njihet si “face swapping” dhe mjete të avancuara digjitale.

“Nuk e them në mënyrë kritike… por shikoni filmin ‘F1’. Më duket sikur është bërë nga AI. Struktura është tamam si ajo që do të mësoje në shkollë. Aktorët thonë replikat pikërisht siç do t’i shkruante një kompjuter për të qenë ‘korrekte’”, ka thënë ajo duke përmendur filmin “F1”.

Ajo ka shtuar se filmi ndjek një formulë shumë të rregullt dhe të parashikueshme.

“Është si një skenar që një kompjuter do ta shkruante për të qenë i saktë dhe i suksesshëm. Dhe ata kanë arritur ta shfrytëzojnë teknologjinë për të bërë një film të madh dhe të bukur”, ka thënë ajo.

Filmi “F1” është nominuar për katër çmime “Oscar” dhe ka fituar çmimin për “Best Sound”.

Megjithatë, ekipi i produksionit ka theksuar më herët se filmi është realizuar kryesisht me efekte praktike dhe xhirime reale në pista, duke përdorur vetëm në disa raste efekte vizuale për siguri dhe realizim më të saktë të skenave të rrezikshme.