Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Idris Elba: Jo të gjitha vendet do ta pranonin një James Bond me ngjyrë

Idris Elba

Idris Elba

Foto: Associated Press

Aktori britanik, Idris Elba, ka deklaruar se nuk beson se të gjitha audiencat në botë do ta pranonin një aktor me ngjyrë në rolin e agjentit të famshëm James Bond.

Elba, emri i të cilit është përmendur prej vitesh si një kandidat i mundshëm për të pasuar Daniel Craig në rolin e 007-shit, ka thënë për revistën GQ se ideja nuk ka qenë kurrë realiste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë kam menduar se nuk ishte diçka realiste”, ka thënë ai.

Aktori 53-vjeçar ka shtuar se, megjithëse e ka konsideruar si kompliment faktin që emri i tij është lidhur me Bondin, ai beson se jo të gjitha tregjet ndërkombëtare do ta pranonin këtë ndryshim.

“Bond është i madh në mbarë botën. Dhe jo të gjithë do ta pranonin një burrë afroamerikan në rolin e Bondit. Kjo nuk përputhet me kulturën dhe preferencat e disa vendeve”, ka thënë Elba.

Ai ka theksuar gjithashtu se personazhi i James Bond duhet të mbetet besnik ndaj identitetit të tij origjinal.

“Bond është një fantazi dhe një formë argëtimi. Le të ketë pak realizëm, por të mos përpiqemi ta bëjmë patjetër ‘woke’. Duhet të mbetet ajo që është: James Bond”, u shpreh ai.

Elba ka folur edhe më herët për këtë çështje, duke thënë se në fillim ndihej i nderuar nga sugjerimet për ta luajtur Bondin, por se më pas debati u përqendrua kryesisht te raca e tij.

Ndërkohë, kërkimi për aktorin e ri që do të luajë James Bondin vazhdon. Mes emrave që janë përmendur si kandidatë janë Henry Cavill, Cillian Murphy, Aaron Taylor-Johnson, Jacob Elordi, Callum Turner dhe Harris Dickinson.

Filmi i ardhshëm i James Bondit do të drejtohet nga Denis Villeneuve, ndërsa procesi i përzgjedhjes së aktorit kryesor tashmë ka nisur.