Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harvey Weinstein iu nënshtrua një operimi emergjent në zemër

Harvey Weinstein

Foto: Getty Images

Ish-producenti i filmit Harvey Weinstein, që u dënua me burgim për dhunim dhe sulm seksual, është dërguar me urgjencë në spital në New York për një operim emergjent në zemër, kanë njoftuar avokatët e tij për “BBC”. 

Avokatët thanë se Weinstein është dërguar të dielën mbrëma nga burgu për në spitalin Bellevue. Është thënë se ai u operua të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokatët kanë thënë se ai ka vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore, dhe ka pasur dhembje në gjoks. 

72-vjeçari është dënuar në vitin 2020 në New York për dhunim dhe sulm seksual. Ai u dënua me 23 vjet burgim. Por, dënimi i tij u përmbys në prill kur gjykata e apelit vendosi se ai nuk është gjykuar drejtë. Ai po përballet me një rigjykim më vonë këtë vit. 

Weinstein është dënuar për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për dhunimin e aktores Jessica Mann në vitin 2013. Weinstein është dënuar po ashtu me 16 vjet burgim në një rast tjetër për dhunim në Kalifornia.