Aktori i mirënjohur, George Clooney, në emisionin e komedianit Jimmy Kimmel, ka treguar se bëhej kinse ishte kolegu i tij, aktori, Brad Pitt dhe në emër të tij u dërgonte dhurata shumë personave të famshëm.
Ai ka pranuar se kur bëhej sikur të ishte, Pitt, ishtë më brutal në shakatë që bënte, duke thënë se njëherë i ka dërguar aktorit Tom Cruise një letër në emër të Pittit duke i thënë se dëshiron të ndërrojë rolin për filmin “Interview With the Vampire” të vitit 1994.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam dërguar letër Tom Cruisit duke i thënë se duan të bëjnë filmin 'Interview With The Vampire 2', por këtë herë duan që Brad të luaj rolin e Lastatit”.
“Brad më ka thënë se Tomi e ka telefonuar dhe i ka thënë 'Po s’ka problem, mund ta luash Lestatin, jam në rregull me këtë’, ndërkohë që Brad iu përgjigj duke i thënë: ‘për cka e ke fjalën’”, ka thënë Jimmy duke qeshur.
Aktori ka treguar se një shaka të ngjashme e ka bërë edhe me aktoren e famshme Meryl Streep, të cilës në emër të Pittit i ka dërguar disa CD për përmirësim të theksit, dukë i thënë se “i kam përdorur kur kam luajtur në filmin ‘Troy’ dhe mendoj se do të të hyjnë në punë edhe ty”.
Ylli ka thënë se i pëlqen shumë të bëjë shaka të tilla, ndërkohë që ka treguar se kolegët e tij frikësoheshin të ia bënin të njëjtën gjë.
Clooney ka treguar tutje se është bërë sikur ishte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Çdo aktori i kam dërguar letër duke u bërë kinse jam Bill Clinton. Mundohem të gjej filmin më të keq që kanë luajtur dhe ju shkruaj: ‘isha në aeroplan dhe kam shikuar filmin tënd...’”, ka treguar 63 vjeçi.