Sezoni i dytë i serialit korean “Squid Game” ka shënuar rekord të shikueshmërisë prej kur u publikua javë më parë.
Aktualisht, ai është seriali më i famshëm në platformën Netflix, por në këtë sezon një detaj e bëri edhe më të veçantë. Në njërën prej sfidave ku lojtarët u përfshinë, është parë flamuri i Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Flamuri kuqezi shihet në episodin e katërt, kur lojtarët duhet t’i kalojnë disa sfida për t’i shpëtuar ekzekutimit. Krah tij janë edhe disa flamuj të shteteve të botës.
Seriali pritet t’i thyejë sërish të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Produksioni ka njoftuar se do të ketë edhe sezon të tretë, por s’dihet kur.