Pasi debutoi këngën kryesore “Black Prada Dress” në festivalin BBC Radio 1’s Big Weekend në Sunderland muajin e kaluar, Ellie tani ka konfirmuar titullin dhe datën e publikimit të albumit të saj të ri, pas albumit “Higher Than Heaven” të vitit 2023. Albumi “Black Prada Dress” do të jetë i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore të premten, më 5 qershor 2026.
Ellie ka kaluar vite duke e ndërtuar në heshtje këtë projekt së bashku me producentin dhe multi-instrumentistin në ngritje, Jack Rochon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo i tha rubrikës Bizarre të gazetës The Sun se e kishte zbuluar Jack-n në TikTok, kur ai ishte ende një muzikant i panjohur që jetonte në Kanada.
“Iu lidha menjëherë me atë që ai po bënte në aspektin kreativ”, tha ajo.
Më pas, dyshja regjistroi “qindra këngë”, gjë që i dha asaj lirinë të eksperimentonte me tinguj të rinj dhe ta trajtonte procesin “si një ditar përmes muzikës”.
“Black Prada Dress” përballet me zërin e brendshëm negativ që i tërheq njerëzit poshtë.
“Është ai zëri vetëkritik dhe shkatërrues. Më pëlqen sinqeriteti i tij”, ka thënë ai.
Albumi i ardhshëm pasqyron gjithashtu pasojat emocionale të ndarjes së saj në vitin 2024 nga ish-bashkëshorti Caspar Jopling, me të cilin ka djalin katërvjeçar, Arthur.
Ellie kishte deklaruar më parë për Nylon se nuk kishte pasur kurrë synimin të krijonte një “album divorci”, por këngët natyrshëm u orientuan drejt asaj periudhe të jetës së saj.
Disa këngë ishin të dhimbshme dhe të shkruara në moment, ndërsa të tjera e ndihmuan të përpunonte të kaluarën me më shumë qartësi.
“Gjithmonë ka qenë synimi të nisja këtë album. Nuk e dija se do të bëhej një album divorci, por kështu filloi të merrte drejtim.
“Kur u martova me ish-bashkëshortin tim, mendoja se ishte për gjithë jetën. Kjo nuk do të zhduket kurrë dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Ka disa këngë që janë të nevojshme për ta pranuar atë periudhë të jetës sime dhe për ta respektuar atë. Pastaj kishte disa këngë që ishin shumë të ndikuara nga emocionet e momentit dhe trishtimi. Ishin të rëndësishme për t’u krijuar atëherë, por nuk më shërbejnë në planin afatgjatë”, ka thënë ajo.
Që atëherë, jeta e saj ka ndryshuar sërish – përfshirë ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë, Iris, me partnerin Beau Minniear në muajin mars – dhe ajo thotë se albumi pasqyron këtë evolucion.
Këngët kalojnë nga periudha “të errëta dhe të zemëruara”, në “cinike”, më pas “humoristike”, për të arritur më në fund te emocionet e dashurisë së re.
“Është shumë interesante se si procesi ndër vite pasqyron saktësisht mënyrën se si ndihesha në atë kohë. Këngët kanë kaluar nga shumë të errëta dhe të zemëruara, në cinike, pastaj në humoristike, deri te kapërcimi i asaj periudhe, njohja me një person të ri dhe emocionet e një dashurie të re”, tha ajo.