Aktorja, 36-vjeçare Elizabeth Olsen, e njohur për rolet e saj në filmat e Marvelit, ka folur hapur për vendimin e saj për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Pasi hoqi dorë nga Instagrami disa vite më parë, ajo ka vendosur të mos kthehet më, duke pranuar se nuk dëshiron të ndajë shumë nga jeta e saj me publikun.
“Nëse e vendos veten në publik, njerëzit mendojnë se po i fton të hyjnë në jetën tënde. Nuk dua që njerëzit ta njohin personalitetin tim aq mirë. As të më identifikojnë si dikë që bën video të çuditshme në Instagram një herë në muaj”, ka thënë 36 vjeçja për InStyle.

Olsen ka shtuar se nuk do që njerëzit ta lidhin me ndonjë brend.
“Dua që kur të më shohin në film, të më shohin si personazhin që luaj, jo si vetveten. Ka njerëz që arrijnë t’i bëjnë të dyja gjërat bukur dhe s’do të thotë që nuk mund të jesh online dhe një aktor i madh në të njëjtën kohë, por unë s’e shoh veten ashtu”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ajo e mohon se është e mistershme.
“Unë s’jam misterioze. Mendoj se jam private në disa aspekte, por gjithashtu flas shumë. Jam e gjatë në fjalë dhe shpesh e jo e drejtpërdrejtë në mënyrën si shprehem”, ka thënë ajo.

Ylli që në fëmijëri e dinte se donte të bëhej aktore, por nuk ngutej për ta arritur këtë qëllim.
“A mendova se doja të isha aktore që kur isha fëmijë, po. Por mësuesja ime e baletit nuk më futi në ‘The Nutcracker’ sepse kisha munguar në shumë prova. Ishte i vetmi ‘Nutcracker’ ku s’kam marrë pjesë ndonjëherë, sepse isha e zënë me audicione për TV apo filma. E dija që doja karrierën që kam sot, por s’kisha nevojë ta bëja herët. Doja të luaja me shoqet e mia në pushime”, ka thënë ajo me humor.

Aktorja ka pranuar më herët se ndien se po përmirësohet me çdo vit që kalon. Në një intervistë për The Talks, ajo u shpreh: “Ndjej se jam më e aftë. Dhe mendoj se ka diçka të vërtetë në idenë që sa më shumë orë t’i përkushtohesh diçkaje, aq më shumë rritesh. Përvoja e grumbulluar ndikon në zhvillim. Thjesht shpresoj që kjo të vazhdojë”, ka thënë ajo në një intervistë për The Talk.