Në skenën muzikore po përgatitet një bashkëpunim emocionues mes dy artistëve me famë: Rita Ora dhe Yll Limani.
Lajmi për këtë duet ka kapur menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe më gjerë, duke krijuar pritshmëri të larta.
Ora ka nisë ta ndjekë Limanin në rrjetin social Instagram, veprim që fansat e kanë interpretuar si sinjal se diçka po bëhet.
Ndërkohë është publikuar një screenshot nga biseda e tyre në Instagram, ku Limani i propozon bashkëpunim dhe Ora i përgjigjet: “I would like this” ( do të më pëlqente), gjë që ka bërë të flitet për duetin në ardhje.
Një fragment i këngës së përbashkët u publikua në platformën TikTok dhe në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime entuziaste.
Ende nuk janë zbuluar titulli i saktë, por data zyrtare e publikimit është bërë e ditur sonte nga vet Ora dhe Limani përmes një postimi të përbashkët në Instagram.
"All Natural. Rita Ora dhe Yll Limani këtë t'Premte", thuhet në postim.
Ky është një moment i rëndësishëm për muzikën shqiptare, pasi Ora ka karrierë ndërkombëtare të suksesshme dhe sjell me vete eksperiencën e një ndër artisteve më të mëdha të modelit pop–global. Kurse Limani është një prej zërave më të famshëm në skenën shqiptare e ballkanike, me shumë fansa dhe stil të dallueshëm.
Bashkimi i tyre ofron mundësinë për të sjellë muzikë që kap skenën ndërkombëtare, por që në të njëjtën kohë ruan identitetin shqiptar, kombinim ky që duket se ka fituar shpejt zemrën e fansave.