Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, është dënuar me 18 muaj burgim me kusht për sulm seksual ndaj dy grave në një set xhirimi gjatë vitit 2021.
Ky është një prej rasteve të profilit të lartë, që lëvizja #MeToo ka arritur t’i çojë para drejtësisë në Francë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepardieu, emër i madh i kinemasë franceze, ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat dhe avokati i tij kishte kërkuar që rasti të mbyllej. Por gjykatësi Thierry Donard e hodhi poshtë këtë kërkesë.
“Shpjegimi i ngjarjes nga ana e Depardieu nuk ishte bindës”, deklaroi gjykatësi i Gjykatës së Parisit, duke argumentuar se provat në gjykatë nuk përputheshin me versionin e tij të ngjarjes.
Prokurori i çështjes pati kërkuar që aktorit 76-vjeçar t’i shqiptohet një dënim me 18 muaj burg me kusht dhe gjobë prej 20,000 eurosh.
Ky vendim vjen në një kohë kur Franca po përballet gjithnjë e më shumë me presion publik për t’u përballur seriozisht me rastet e dhunës seksuale në industrinë e artit dhe të famshmëve.