Një gjykatë në Singapor ka dënuar një burrë australian me nëntë ditë burgim për kapjen për krahur të yllit të Hollivudit, Ariana Grande gjatë premierës së një filmi.
Johnson Wen, 26 vjeç, është shpallur fajtor për shqetësim publik në incidentin që ka ndodhur të enjten e kaluar, në premierën aziatike të filmit Wicked: For Good.
Videot e postuara në mediat sociale treguan Wen duke kapërcyer barrierat dhe duke e kapur nga supet Granden e cila dukej e tronditur, raporton BBC.
Incidenti ka shkaktuar zemërim në Singapor, ku shumë kërkuan arrestimin dhe dëbimin e Wen, i cili ka një histori të ndërhyrjeve në koncerte dhe ngjarje të të famshmëve.
This is assault. Touching, and grabbing people without their consent is assault. Ariana Grande was assaulted and the person who did it thinks he’s cool for doing it. I’m so fucking livid. The entitlement of “fans”is grotesque.
— 𝙻𝚎𝚊𝚟𝚎𝙷𝚎𝚊𝚛𝚍𝙰𝚕𝚘𝚗𝚎 🇨🇦 (@LeaveHeardAlone) November 13, 2025
I’m glad Cynthia Erivo was there, I’m glad… pic.twitter.com/4JFfJE0mpU
Disa e akuzuan atë për "ri-traumatizim" të Grandes.
Ylli i popit e cila është po ashtu aktore ka folur për përjetimin e çrregullimit të stresit post-traumatik pas një sulmi vetëvrasës me bombë në koncertin e saj në maj të vitit 2017 në Mançester, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe të plagosur qindra të tjerë.
Media e Singaporit raportoi se në gjyqin e Wen të hënën, gjykata dëgjoi se ai ishte përpjekur të ndërhynte dy herë në premierën e filmit.
Pak momente pasi ai e kapi Granden, bashkë-ylli i saj Cynthia Erivo e tërhoqi me forcë dhe stafi i sigurisë e shoqëroi jashtë.
Pastaj ai bëri një përpjekje të dytë për të kapërcyer barrikadat. Stafi i sigurisë e ndaloi dhe këtë herë e mbajti përtokë.
Wen më vonë postoi video të incidentit në llogaritë e tij në mediat sociale duke falënderuar Granden dhe duke deklaruar se ai ishte "i lirë".
Policia e Singaporit e arrestoi atë të nesërmen dhe e akuzoi për shqetësim publik. Wen u deklarua fajtor.
Prokurorët kërkuan një javë burgim për Wenin, duke argumentuar se ai ishte një "ndërhyrës serial" që publikoi sjelljen e tij për të fituar popullaritet në internet.
Wen ka postuar më parë video të vetes duke ndërhyrë në koncertet e Katy Perryt dhe The Weekndit, dhe duke pushtuar fushën në ngjarje të ndryshme sportive. Mediat australiane kanë raportuar se ai është ndaluar nga disa stadiume dhe është përballur me gjoba të mëdha.
Wen, i cili nuk u përfaqësua në gjykatën e Singaporit, i ka thënë gjyqtarit në formë lehtësuese se "nuk do ta bënte më".
