Aktorja e njohur Demi Moore pritet të luajë një rol të rëndësishëm në filmin e ri thriller “Tyrant”, ku do të jetë në krah të aktoreve Charlize Theron dhe Julia Garner.
Filmi, që po zhvillohet nga “Amazon MGM Studios”, do të xhirohet në Los Angeles në javët në vijim, nën regjinë dhe skenarin e David Weil. Ani pse detajet e historisë mbahen ende sekret, besohet se ngjarja zhvillohet në botën elitare të restoranteve luksoze në New York.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç rolit si aktore, Theron do të jetë edhe producente përmes kompanisë së saj “Secret Menu”, së bashku me partnerët Beth Kono dhe A.J. Dix, ka raportuar FemaleFirst.
Në produksion janë përfshirë gjithashtu David Weil me Natalie Laine Williams, si dhe Alex Heineman dhe Andrew Rona nga “The Picture Company”.
Garner vjen pas një viti të suksesshëm, ku ka luajtur në disa projekte të mëdha filmike.
Ajo gjithashtu është angazhuar për të interpretuar në një film biografik për ikonën e muzikës pop, Madonna, edhe pse projekti është ende në zhvillim.
“Nuk mund të them shumë për këtë projekt, por po, është ende në proces”, ka thënë ajo në intervistë për W Magazine.
Garner ka folur edhe për këngët e saj të preferuara nga Madonna.
“Ka shumë. E dua ‘Borderline’, ndoshta është e preferuara ime. Gjithashtu më pëlqen ‘Papa Don’t Preach’. E dua ‘Burning Up’. E dua albumin ‘Confessions on a Dance Floor’. Jam rritur me atë album. Sigurisht ‘Vogue’ dhe ‘Ray of Light’. Në thelb, dua gjithçka nga Madonna. Por ‘Borderline’ dhe ‘Papa Don’t Preach’ janë ndoshta dy të preferuarat e mia. Dhe më pëlqen shumë zëri i saj në ‘Papa Don’t Preach’. Ka shumë emocione në atë këngë dhe kjo më pëlqen”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, vitin e kaluar, Moore u nominua për çmimin “Aktorja më e mirë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” për rolin e saj në filmin “The Substance”, por çmimi shkoi për aktoren Mikey Madison për filmin “Anora”.
Pas ceremonisë, Moore ka kërkuar falje për fansat që u zhgënjyen.
“Më vjen keq për të gjithë ata që kishin shpresa për mua. Sepse ndjeva një zhgënjim kolektiv që ishte edhe më i madh se unë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, ajo mbetet optimiste për të ardhmen dhe një fitore të mundshme në “Oscar”.
“Do të ishte bukur. Nuk mund të them se nuk do të më pëlqente. Por pyetja ‘A duhej të fitoja?’ nuk është mënyra si e shoh unë këtë. Sepse nuk fitova. Unë besoj që gjithçka në jetë ndodh për mua, jo kundër meje. Kjo nuk do të thotë se nuk ka zhgënjim apo dhimbje, apo që gjërat shkojnë gjithmonë siç dua. Por kur e shoh në këtë mënyrë, më lejon të ndalem dhe të pyes: ‘Çfarë po përpiqet të më japë kjo situatë?’”, ka thënë ylli.