Showbiz

Critics Choice Awards 2026: “One Battle After Another” filmi më i mirë i vitit

Ekipi i “One Battle After Another” duke pranuar çmimin për filmin më të mirë

Nga e majta, Cassandra Kulukundis, Chasie Infinity, Teyana Taylor dhe Paul Thomas Anderson, duke pranuar çmimin për filmin më të mirë “One Battle After Another”, përgjatë ceremonisë se 31-të me radhë të spektaklit të ndarjes së çmimeve “Chritics Choise Awards” më 4 janar 2026.

Foto: Associated Press

Filmi “One Battle After Another” u shpall fituesi kryesor i mbrëmjes në spektaklin  e ndarjes së çmimeve “Critics Choice Awards 2026”, duke marrë çmimin për filmin më të mirë, si dhe atë për regjinë më të mirë, e cila i takoi Paul Thomas Anderson.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u mbajt të dielën në Barker Hangar në Santa Monica dhe u drejtua për herë të katërt radhazi nga Chelsea Handler.

The Hollywood Reporter ka publikuar listën e fituesve kryesorë në film

Filmi më i mirë: “One Battle After Another”
Regjia më e mirë: Paul Thomas Anderson - “One Battle After Another”
Aktori më i mirë: Timothée Chalamet- “Marty Supreme”
Aktorja më e mirë: Jessie Buckley- “Hamnet”
Aktori më i mirë në rol dytësor: Jacob Elordi –“Frankenstein”
Aktorja më e mirë në rol dytësore: Amy Madigan – “Weapons”

Filmi “Sinners” ishte një tjetër fitues i madh i mbrëmjes, me katër çmime, përfshirë skenarin origjinal më të mirë, të cilin e mori Ryan Coogler dhe muzikën më të mirë për Ludwig Göransson. 
Miles Caton u shpall aktori i ri më i mirë për rolin e tij në këtë film.

Animacioni dhe muzika

“KPop Demon Hunters” fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar, ndërsa kënga “Golden” e këtij filmi u shpall kënga më e mirë.

Televizioni

Seriali më i mirë  dramë: “The Pitt”
Seriali më i mirë komedi: “The Studio”
Seriali i limituar më i mirë: “Adolescence”
Talk show më i mirë: “Jimmy Kimmel Live!”

Kur komediani Kimmel pranoi çmimin, përgjatë fjalimit të tij, ai ka falënderuar me ironi presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Faleminderit për të gjitha gjërat qesharake që i bën çdo ditë”, ka thënë ai me ironi.
Kimmel gjithashtu ka falënderuar edhe të gjithë yjet që e mbështetën, pasi atij i ishte ndaluar transmetimi i emisionit pas disa komenteve që i pati bërë në lidhje me aktivistin politik Charlie Kirk.

Në kategoritë televizive u vlerësuan edhe emra si Noah Wyle, Rhea Seehorn, Seth Rogen, Jean Smart dhe Janelle James.

Shoqata e kritikëve shtoi këtë vit edhe katër kategori të reja, përfshirë kastin më të mirë, dizajnin e  akrobatëve dhe zërin.