Modelja dhe aktorja Cara Delevingne, 33 vjeçe, ka pranuar se ka pasur një lidhje romantike me aktoren Amber Heard, 40 vjeçe.
Gjatë një interviste në “The Louis Theroux Podcast”, Delevingne ka folur për raportin e saj me Heard dhe për kohën kur aktorja po kalonte divorcin me aktorin Johnny Depp, ka shkruar The Independent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se lidhja e tyre ka ndodhur pas përfundimit të martesës së Heard me Depp.
“Është për shkak se kemi punuar bashkë në një film që quhej ‘London Fields’. Edhe ai (Depp) ishte i përfshirë në atë projekt. Mendoj se ai ishte mjaft i çmendur nga xhelozia. Në atë kohë nuk po ndodhte asgjë. Më vonë, pas divorcit, po, ndodhi”, u shpreh Delevingne.
E pyetur nëse e konsideronte këtë raport si një “lidhje të ndërlikuar”, ajo është përgjigjur pozitivisht.
“Ne ishim afër për një kohë të gjatë dhe më pas, gjatë divorcit të saj, po, ishim të përfshira, mendoj. Por ajo ishte e përfshirë edhe me njerëz të tjerë.”
Çështja vjen në sfondin e betejës ligjore mes Depp dhe Heard, ku Depp e paditi ish-bashkëshorten për shpifje me një padi prej 50 milionë dollarësh, ndërsa Heard kundërpaditi për 100 milionë dollarë. Juria më vonë i shpalli të dy palët përgjegjëse për shpifje, por Depp u shpërblye me dëmshpërblim më të madh.
Gjatë procesit, Depp kishte pretenduar se Heard e kishte tradhtuar me Cara Delevingne dhe me biznesmenin Elon Musk.
Musk më vonë pranoi se kishte pasur ndjenja për Heard.
“Kam qenë vërtet i dashuruar dhe më ka lënduar shumë. Ajo u nda me mua më shumë sesa unë me të”, pati thënë ai në vitin 2017 për “Rolling Stone”.
Ai ka shtuar se kërkon një lidhje serioze dhe afatgjatë.
“Nuk po kërkoj një aventurë të shkurtër. Po kërkoj një partner të vërtetë, një shpirt binjak. Nuk do të jem i lumtur pa dikë pranë meje”, pati thënë ai.