Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me inicialet D.N. dhe E.Q., nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria njofton se në të dy rastet, të pandehurit në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, në këmbim të mosndërmarrjes së veprimeve zyrtare.
Me këto veprime, D.N. dhe E.Q. dyshohen se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar edhe shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.