Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj A.R., e dyshuar për vrasjen e F.H. në Ferizaj më 28 qershor.

Sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e dyshuara para hetuesve policorë ka deklaruar se viktima paraprakisht e kishte kërcënuar përmes rrjetit social “Snapchat”. Sipas saj, F.H. ndër të tjera i kishte thënë “më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendim thuhet se në ato momente, e pandehura nga vrima vëzhguese e derës së banesës e sheh se para derës së saj ndodhet tani i ndjeri F.H., duke e pritur. Aty thuhet se kjo situatë të dyshuarën e vendosi në shok të rëndë sepse nuk e kishte pritur se tani i ndjeri realisht të shkonte te banesa, pasi siç ka thënë e pandehura, viktima edhe në 3-4 raste të tjera e ka kërcënuar në mënyrë të njëjtë, por nuk ka shkuar asnjëherë.

Gjithnjë sipas vendimit, pasi F.H. ka hyrë në banesë, e kapë për flokë të dëmtuarën dhe fillon ta godasë në kokë. Në vendim theksohet se e pandehura në vazhdimësi ka qenë e sulmuar dhe në atë moment e mori një shishe të xhamit me qëllim që ta frikësojë viktimën që mos ta vazhdojë sulmin, ku vetë e pandehura ka marrë lëndime trupore gjatë kësaj përleshjeje fizike.

Në vendim thuhet se gjatë gjithë kësaj kohe, tani i ndjeri e ka pasur armën në dorë dhe për një moment gjatë përleshjes e pandehura arrin t’ia marrë armën nga dora pasi që në një dhomë tjetër në atë banesë kanë qenë edhe prindërit e të pandehurës, e kështu të mos ndodhë ndonjë e keqe. Në momentin kur e kapë armën në dorë, A.R. thuhet se deklaroi që tani i ndjeri kthehet me shpinë nga tavolina dhe në atë moment të pandehurës i shkrep arma, ku si pasojë mbeti i vrarë F.H.

Avokati i të pandehurës, Genc Kadriu, që është caktuar sipas detyrës zyrtare, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, duke thënë se sipas bindjes së tij, e pandehura ka vepruar në mbrojtje të nevojshme dhe se nuk ka pasur qëllim që me dashje ta privojë nga jeta të ndjerin. E dyshuara A.R. nuk u deklarua në seancë “për shkak të gjendjes emocionale”.

Në fund, gjykata vendosi t’ia caktojë një muaj paraburgim.