Aktorja, Brooke Shields ka treguar se tash, në moshën 60-vjeçare, ndihet “më tërheqëse se kurrë”, madje më shumë sesa kur u bë e famshme gjatë adoleshencës së saj, ka shkruar People.
Ylli i filmit “The Blue Lagoon” u bë një nga fytyrat më të njohura në SHBA gjatë viteve '80 falë fotosesioneve të modës dhe roleve në film, por tani thotë se ndien se “ka shumë më tepër për të ofruar” në këtë fazë të jetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShields, e cila ka themeluar linjën e saj të kujdesit për flokët “Commence”, e dedikuar për gratë mbi 40 vjeç, ka folur në podcastin “I Changed My Mind” me Dan Souza për mënyrën si ndryshon perceptimi ndaj grave me kalimin e viteve.
“Ajo lindi nga fakti që jam në këtë moshë dhe kuptova se po hyja në një fazë shumë të rëndësishme të jetës, por askush nuk më bënte të ndihesha se kisha të njëjtën vlerë si atëherë kur vezoret e mia funksiononin. Mendova: ‘Kjo është çmenduri’. Ndihem më seksi tani sesa në adoleshencë dhe ndiej se kam shumë për të dhënë”, ka thënë ajo.
Aktorja ka shtuar gjithashtu se gratë shpesh nuk lejohen të jenë plotësisht vetvetja.
“Pse grave nuk u lejohet të jenë versioni i tyre i plotë? Pse kjo duket kaq kërcënuese për industri të ndryshme?”, u shpreh ajo.
Kur marka “Commence” u lansua dy vjet më parë, Shields ka treguar se qëllimi i saj ishte të ndryshonte mënyrën si shihet menopauza dhe mosha e mesme te gratë.
“Duhet të ketë më shumë lehtësi dhe gëzim në këtë periudhë të jetës së një gruaje, por në vend të kësaj dëgjojmë komente si: ‘Tani je në menopauzë’, ose ‘E pate kohën tënde’”, ka thënë ajo për People.
Ylli ka theksuar se dëshiron që “Commence” të jetë një markë që fokusohet tek kujdesi dhe autenticiteti.
“Të gjitha gratë mbi 40 vjeç që kam njohur janë të mrekullueshme dhe kanë shumë për të ofruar. Prandaj fillova të them se ne jemi një markë kujdesi... Tani është radha juaj të kujdeseni për veten”, ka thënë ajo.
Shields ka shtuar se gratë nuk duhet të ndihen të detyruara ta “zvogëlojnë” veten me kalimin e viteve.
“Fjala ‘fuqizim’ është përdorur aq shumë sa duket si një magnet frigoriferi. Por kur e kupton vërtet se si është të jesh në këtë fazë të jetës dhe të kërkosh falje për ekzistencën tënde, atëherë kupton se nuk ke pse ta zvogëlosh veten. Pse injorohemi kur kemi edhe fuqinë ekonomike?”, ka përfunduar ajo.