Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në Instagram, ajo theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar, duke kujtuar përpjekjet ndër breza për ruajtjen e saj.
Ajo nënvizoi se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, Bebe Rexha theksoi se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.


-
Protestojnë sërish studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
-
PDK mbështet protestën e studentëve në Shkup: E drejtë që s’duhet të cënohet
-
OVL-UÇK përkrah protestën në Shkup: Mbrojtje e një të drejte të panegociueshme
-
VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin
-
Hoxha për protestën e studentëve në Shkup: Çështje që kërkon trajtim të përgjegjshëm