Showbiz

Arrestohet reperi amerikan, dyshohet se porositi një vrasje

Lil Durk

Reperi amerikan, fitues i çmimit Grammy, Lil Durk, është arrestuar me akuzën se ka porositur një vrase, sipas CBS News.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Durk Devontay Banks, u arrestua në Florida të enjten mbrëma.

Arrestimi vjen një ditë pasi pesë anëtarë të grupit të hip-hopit, Only The Family (OTF), ku bën pjesë Lil Durk, u akuzuan në vitin 2022 kishin vrarë kushëririn e reperit rival Quando Rondo.

Lil Durk ka pasur gjashtë albume në top pesëshen e Billboardit që nga viti 2019, dhe gjithashtu ka bashkëpunuar me yje si Drake dhe J Cole.

33-vjeçari nga Chicago, ka marrë katër nominime për çmimin Grammy, duke fituar çmimin për performancën më të mirë rap melodike në shkurt për “All My Life”, në bashkëpunim me J Cole.

Lil Durk themeloi OTF-në në vitin 2010 dhe që atëherë është prej grupeve më të rrezikshme në Chicago.

Në vitin 2022, disa nga anëtarët e OTF-së dyshohet se gjuajtën me armë veturën ku udhëtonte Quando Rondo, motra dhe kushëriri i tij, Saviay’a Robinson.

Rondo dhe motra e tij nuk pësuan lëndime, por Robinson vdiq.