Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet fansja që e përndoqi këngëtarin e famshëm, ia dërgoi 8,000 letra për një muaj

Harry Styles

Një grua që përndiqte këngëtarin Harry Styles është burgosur dhe është ndaluar që të jetë pjesë e performancave të tij. 

Myra Carvalho, e cila u paraqit në gjykatë në Londër, thuhet se e kishte përndjekur këngëtarin duke i dërguar atij 8,000 letra në më pak se një muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo u dënua me 14 javë burgim pasi u deklarua fajtore, raportoi BBC. 

Një masë ndalimi për 10 vjet u vendos po ashtu për Carvalhon, së cilës iu tha se i ndalohej të merrte pjesë në çdo ngjarje ku Styles performon.

Carvalho u urdhërua gjithashtu të mos e kontaktonte me këngëtarin në asnjë formë. 

Ajo i dërgoi atij letra të shkruara me dorë dhe porositi kartolina në internet që t’i dërgoheshin në adresë të tij. 

Nga 8,000 letrat, disa ishin kartolina martesash dhe dy prej tyre iu dërguan nga vetë ajo.