Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar

Anne Hathaway

Anne Hathaway

Foto: Associated Press

Aktorja Anne Hathaway, ka zbuluar se dëshiron që filmi i tretë i sagës së famshme “The Princess Diaries“ të jetë projekti i saj i radhës.

43-vjeçarja ka qenë e angazhuar me xhirimet e filmit “The Devil Wears Prada 2”, dhe pranon se ky projekt ia ka ndryshuar planet për të çuar përpara filmin e ri të “Princess Diaries”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njëqind për qind, ne jemi duke punuar vazhdimisht për këtë. ‘The Devil Wears Prada 2’ erdhi papritur dhe mori gjithë hapësirën... u bë e pamundur të përqendrohesha në të dyja në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo në një intervistë për Entertainment Weekly.

Megjithatë, Hathaway ka theksuar se projekti i “The Princess Diaries 3” ende nuk është zyrtarizuar.

“Nuk është miratuar apo konfirmuar ende, por ne po punojmë gradualisht mbi skenarin. Qëllimi është që ‘Princess Diaries’ të jetë, shpresojmë, projekti im i radhës”, ka thënë ajo.

Duke reflektuar mbi pritshmëritë e larta për vazhdimet, ajo ka thënë se për këtë ka marrë mësim nga “The Devil Wers Prada 2”.

“Nëse kam mësuar diçka nga ‘The Devil Wears Prada 2’, është se pritshmëritë janë shumë, shumë të larta dhe nëse do ta bësh, duhet ta bësh në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë ajo.

Projekti ka marrë hov që prej momentit kur regjisoria Adele Lim, e njohur për filmin “Joyride”, iu bashkua për të drejtuar filmin e tretë.

“Si një fanse e zjarrtë e ‘The Princess Diaries’, jam jashtëzakonisht e emocionuar që jam pjesë e rikthimit në jetë të këtij kapitulli të tretë të kësaj sage të dashur. Presim të festojmë fuqizimin e grave, gëzimin me publikun në mbarë botën”, pati thënë ajo me herët për Varitey.

Traileir i filmit "Princess Diaries 1":
 

Hathaway, e cila luajti rolin e Mia Thermopolis përkrah aktores Julie Andrews si Mbretëresha Clarisse Renaldi, e pati konfirmuar lajmin edhe në Instagram.

"Mrekullitë ndodhin. Rikthehemi në Genovia me @adeleblim @disney @somewherepictures. Përralla vazhdon”, ka shkruar ajo.

Filmi i parë “The Princess Diaries” u publikua në vitin 2001, ndërsa vazhdimi “The Princess Diaries 2: Royal Engagement” doli në vitin 2004.

Traileri i filmit "Princess Diaries 2":
 

Filmi i tretë do të prodhohet nga Debra Martin Chase, së bashku me Hathaway përmes kompanisë së saj "Somewhere Pictures".

Skenari po shkruhet nga Flora Greeson dhe pritet të vazhdojë historinë e filmave të mëparshëm, jo të jetë një rinisje nga e para.

Ende nuk dihet nëse Julie Andrews, tashmë 90 vjeçe, do të rikthehet në këtë projekt.

Filmi i ri është në zhvillim që nga viti 2022.