Showbiz

Amanda Bynes ka humbur rreth 13 kilogramë me Ozempic

Amanda Bynes

Amanda Bynes

Ish-aktorja e njohur Amanda Bynes, e cila më herët gjatë këtij viti ka treguar se është munduar të humbë peshë, ka thënë se ka humbur gati 13 kilogramë përmes Ozempicut, ilaçit të diabetit, që së fundmi po përdoret për të humbur peshë.

Bynes ka shpërndarë një fotografi në InstaStory duke thënë se më herët nuk i pëlqente ta shihte veten nëpër fotografi të paparacëve për shkak të peshës së tepërt, ka raportuar FemaleFirst.

“Zakonisht nuk më pëlqejnë fotografitë e paparacëve sepse kam pasur 81 kilogramë, por tash kam humbur 13 kilogramë me Ozempic dhe po synoj të arrij të peshoj 68 kilogramë. E di që duket shumë, por kjo foto me të vërtetë më inspiroi”, ka shkruar ajo.

Në muajin qershor, ylli, e cila e lënë showbizin më tepër se një dekadë për shkak të disa problemave personale, përfshirë problemet me abuzim me drogë, përmes një videoje që e ka shpërndarë në Instagram ka treguar që po përdor Ozempic në mënyrë që të arrijë të dobësohet në 58 kilogramë.

“Do të përdor Ozempic. Jam shumë e entuziazmuar. Peshoj 81 kilogramë e shpresoj të zbres në 58 kilogramë, qe do të ishte shumë mirë sepse do të dukesha më mirë nëpër fotografitë e paparacive. Do të postoj rreth Ozempicut sigurisht”, pati thënë ajo.

Në muajin mars të vitit 2024, Bynes, e cila më parë ka pasur probleme me shëndetin mendor e varësinë nga droga, ka treguar përmes Instagramit se ka fituar shumë kilogram kur ishte duke vuajtur nga depresioni.

Ylli i filmit “The Love Wrecked”, e cila ka thënë se është duke u ndier shumë më mirë e që i ka tejkaluar problemet më të këqija shëndetësore, ka treguar  gjithashtu që ndihet më mirë kur nuk detyrohet të bëjë ushtrime e ta lë mënjanë disa ushqime.

Më herët gjatë këtij muaji ajo pati bërë të ditur se po dëshiron të hapë një llogari në “OnlyFans” pasi po dëshiron që të flasë për fansat përmes mesazheve direkte.

“ Nuk do të postoj gjëra të ndyra”, ka thënë ajo.