Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Akademia “The Ivors” shpall Rosalian “Kantautore ndërkombëtare të vitit”

Rosalia

Rosalia

Foto: Associated Press

Artistja e njohur, Rosalia është shpallur “Kantautorja ndërkombëtare e vitit” nga Akademia “The Ivors”, pas suksesit të madh në Britani me albumin e saj të vitit 2025, “LUX” dhe pritet të merr çmimin gjatë ceremonisë që do të mbahet në muajin maj, ka raportuar FemaleFirst.

Ceremonia e 71-të e ndarjes së çmimeve “Ivor Novello”, është ngjarje prestigjioze që mbahet në Britani, e cila nderon artistët e muzikës, që këtë vit pritet të mbahet më 21 maj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Superylli spanjoll ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm, duke sfiduar kufijtë e muzikës pop, ndërsa albumi “LUX” u shndërrua në një fenomen global.

Albumi përfshin hite në shumë gjuhë si “La Perla”, “Berghain”, “Reliquia” dhe “Sexo, Violencia y Llantas”, duke dëshmuar se ajo mund të këndojë në 13 gjuhë dhe sërish të dominojë toplistat dhe platformat muzikore.

Ngjitja e saj në industrinë muzikore ka qenë e fuqishme.

Ajo u bë e njohur me albumin “El Mal Querer” në vitin 2018 dhe më pas theu çdo pritshmëri me projektin muzikor “MOTOMAMI” në vitin 2022, i cili debutoi në vendin e parë në botë dhe mori vlerësimet më të larta të vitit.

Albumi “LUX” e çoi edhe më tej suksesin, duke arritur pesë herë vendin e parë në toplistat e “Billboard”, duke debutuar në vendin e katërt në toplistën “Billboard 200” dhe duke u renditur në listat e fundvitit të mediave më prestigjioze.

Drejtuesit e Akademisë “The Ivors” e vlerësuan lart punën e saj.

Drejtori ekzekutiv, Roberto Neri, ka thënë se krijimtaria e saj “ka prekur zemrat dhe mendjet e audiencës në mbarë botën”.

“Me mjeshtërinë, muzikalitetin dhe intelektin e saj, Rosalia po ripërcakton se çka mund të jetë krijimi i këngëve”, ka thënë kryetari i akademisë, Tom Gray.

Fitimi i çmimit “Ivor Novello” e ka vendosur atë në një listë me artistë legjendarë si Paul McCartney, Amy Winehouse, Adele, Bruce Springsteen, Elton John dhe Stormzy.

Ndër kandidatët e këtij viti janë edhe Ellie Rowsell, Lily Allen, Olivia Dean, grupi Coldplay, Little Simz dhe Lola Young.

Fituesit do të shpallen më 21 maj në “Grosvenor House” në Londër.