Policia e Kosovës i ka arrestuar të paktën 4 protestues që morën pjesë në protestën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të organizuar nga Blloku Anti-Kapitalist.
Tensionimi me policinë nisi pasi tubimi paqësor u shpërnda dhe pasi policia i kërkoi disa protestuesve të identifikoheshin me letërnjoftime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa nga ta refuzuan të identifikoheshin me arsyetimin se po ushtrojnë të drejtë qytetare për tu tubuar.
Në të kaluarën kur Policia ka kërkuar identifikim të protestuesve, kjo është bërë kur tubimi nuk ka qenë i paralajmëruar zyrtarisht pranë stacionit policor.
KOHA ka kërkuar përgjigje nga Policia lidhur me rastin dhe nëse protesta ka qenë e paralajmëruar.
Nga Policia nuk kanë treguar nëse ka pasur leje për këtë protestë, por zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se disa persona kanë refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe janë shoqëruar në stacion për identifikim. dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.