Showbiz

A$AP Rocky jep sinjale se është martuar me Rihannan në mënyrë sekrete

Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky

Foto: Associated Press

Reperi i njohur A$AP Rocky, ka dhënë disa sinjale se, në mënyrë sekrete, është martuat me yllin botëror, Rihanna, pas pesë vjetësh lidhje.

Çifti, që janë në lidhje që nga viti 2020 e që janë prindër të dy djemve, Rza dhe Riot, po presin fëmijën e tyre të tretë.

Përgjatë një interviste për revistën Elle, Rocky është pyetur se a është i ngazëllyer që do të bëhet bashkëshort.
 

“Ku e di se nuk jam bërë tashmë bashkëshort?... Ende nuk do ta konfirmoj”, ka thënë ai.

Në intervistën në fjalë ai gjithashtu ka folur edhe për djemtë e tij dhe ka treguar se po ka dëshirë që fëmija i ardhshëm të jetë vajzë.

“Shpresoj të jetë vajzë. Me të vërtetë. Po lutemi të jetë vajzë. Herën e parë donim ta dinim gjininë e fëmijës. Herën e dytë nuk donim”, ka thënë reperi.

Ai tutje ka shtuar se as për shtatzëninë e tretë nuk donin ta dinin gjininë, por megjithatë ai ka cekur se po e ndien se është vajzë.

“Kjo shtatzëni është shumë më ndryshe nga ato të parat. Shpresoj të jetë vajzë, kam nevojë për këtë”, ka thënë ylli.

Rocky, ndërkohë që po fliste për marrëdhënien me Rihannan, ka thënë se mundohen të mos flasin për punën kur janë duke kaluar kohë bashkë me familjen.

“Nuk dua të flas shumë për punë, sepse merremi me të gjithë ditën, çdo ditë. Kur vjen në shtëpi, ka të bëjmë familjen. Ka të bëj me lidhjen tënde familjare. Ka të bëj me mirëmbajtjen e shtëpisë. S’ka të bëj me punë”, ka thënë ai.

Edhe Rihanna më herët pati treguar se gjithnjë ka dashur të ketë vajzë.

Kur u pyet në një intervistë për Extra TV, 37-vjeçarja pati thënë “duhet të prisni e të shihni”.

“Duhet të prisni e të shihni. Oh Zot, aq shumë do të lëndoheshit po të jetë djalë?”, pati thënë ylli.

Ajo gjithashtu pati thënë se emri i bebes do të fillojë me shkronjën “R” pasi tashmë është bërë traditë në familjen e saj.