Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

ABC i kërkon Jimmy Kimmelit të kërkojë falje për deklaratat në lidhje me Kirkun

Jimmy Kimmel

Jimmy Kimmel

Foto: Associated Press

Prezantuesit të njohur, Jimmy Kimmel i është kërkuar të kërkojë falje dhe të bëjë një “donacion personal domethënës” për organizatën e aktivistit Charlie Kirk nëse dëshiron të rikthehet në transmetim.

Emisioni i tij televiziv u pezullua nga American Brodcasting Compani (ABC) pasi ai sugjeroi se Tyler Robinson, i akuzuari për vrasjen e Kirkut në një universitet në Utah, ishte i lidhur me lëvizjen “Make America Great Again”, e cila e përkrah presidnetin amerikan Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas revistës People, kompania “Sinclair”, që përfaqëson grupin më të madh të stacioneve lokale të lidhura me ABC në SHBA, ka deklaruar se “kundërshton komentet e fundit të bëra nga z. Kimmel lidhur me vrasjen e Charlie Kirk” dhe, pas diskutimeve me ABC, mori vendim të “pezullonte pa afat” programin “Jimmy Kimmel Live!”.

“Komentet e zotit Kimmel ishin të papërshtatshme dhe thellësisht të pandjeshme në një moment kritik për vendin tonë. Ne besojmë se transmetuesit kanë përgjegjësi të edukojnë dhe të nxisin dialog të respektueshëm e konstruktiv në komunitetet tona”, ka deklaruar Jason Smith, zëvendëskryetar i “Sinclaire”.

Ata kërkojnë gjithashtu që Kimmel të “bëj një kërkim falje direkte për familjen Kirk” dhe të bëjë “një donacion personal domethënës për familjen Kirk dhe ‘Turning Point USA’”, organizatë e themeluar nga Kirk që promovon politika konservatore në shkolla dhe universitete.

“Pavarësisht planeve të ABC-së për të ardhmen e programit, ne nuk do ta transmetojmë derisa të jemi të bindur se janë marrë hapat e duhur për të ruajtur standardet që priten nga një platformë kombëtare”, ka shtuar kompania

Stacionet e “Sinclair” në 30 tregje amerikane, do të transmetojnë një “program të posaçëm në kujtim të aktivistit të ndjerë politik” në orarin e emisionit “Jimmy Kimmel Live!” më 19 shtator 2025. Ky program do t’u ofrohet edhe stacioneve të tjera të lidhura me ABC-në.

Edhe kompania tjetër mediale “Nexstar”, më e madhja në SHBA për transmetime lokale dhe platforma digjitale, ka bërë të ditur se do ta zëvendësojë emisionin e Kimmelit.

“Nexstar kundërshton fuqimisht komentet e fundit të z. Kimmel për vrasjen e Charlie Kirk dhe do ta zëvendësojë programin e tij me përmbajtje të tjera në tregjet e lidhura me ABC-në”, ka deklaruar “Nextar”.

Presidenti i divizionit të transmetimeve në Nexstar, Andrew Alford, u shpreh se mbajtja e emisionit në ekran “nuk është në interesin publik në këtë moment”.