Showbiz

Jessica Alba përflitet për një lidhje të re

Jessica Alba

Jessica Alba

Aktorja e njohur, Jessica Alba, është përfolur për një romancë të re me aktorin e filmit “Top Gun”, Danny Ramirez, pasi të dy janë fotografuar bashkë në aeroportin e Cancunit, duke u nisur për në Los Angeles, të dielën në mbrëmje.

Në fotot e publikuara nga TMZ, të dy shihen me syze dielli dhe kapele, në përpjekje për të shmangur vëmendjen e paparacëve.

Edhe pse një udhëtim së bashku mund të sugjerojë hap serioz në një marrëdhënie, burime për revistën People e mohojnë këtë.

“Që prej ndarjes nga ish- bashkëshorti, ajo ka marrë shumë vëmendje. Është e lënduar, por edhe e kënaqur që po shijon sërish jetën si beqare. Ka dalë në disa takime, por nuk ka asgjë serioze, është e përqendruar te vetja dhe fëmijët e saj”, ka thënë burimi.

Alba ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj prej shumë vitesh, Cash Warren, në muajin janar të këtij viti përmes një postimi në Instagram.

“Kam qenë në një udhëtim të vetëdijes dhe transformimit për vite me radhë, si individ dhe në partneritet me Cash. Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur si çift dhe në martesën tonë për më shumë se 20 vite, dhe tani ka ardhur koha që të fillojmë një kapitull të ri rritjeje dhe zhvillimi si individë”, pati shkruar themeluesja e “The Honest Company”.