Prishtinë, 1 gusht 2025 – IPKO vazhdon traditën e mbështetjes së DokuFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Ky angazhim i përhershëm është një pasqyrë e përkushtimit të IPKO-s për zhvillimin e kulturës dhe mbështetje për ngjarje që ndihmojnë në ngritjen e shoqërisë dhe promovimin e vlerave kulturore dhe edukative në Kosovë.
DokuFest është një mundësi e shkëlqyer për të parë filma që zgjojnë mendimin dhe nxisin reflektimin mbi botën që na rrethon. Nga 1 deri më 9 gusht, festivalin në Prizren mund ta shijoni si një përvojë që frymëzon dhe edukon, duke lidhur njerëzit përmes fuqisë së filmit.
Andras Pali, CEO i IPKO, tha: "DokuFest është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur zhvillimin e kulturës dhe kreativitetit të rinisë sonë. Përmes këtij festivali, ne investojmë në fuqizimin e komunitetit. Ky angazhim është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj rinisë dhe promovimit të kulturës si një forcë të ndryshimit pozitiv."
NextGen Filmmakers – Punëtori për të Rinjtë
Gjatë edicionit të DokuFest 2025, IPKO në bashkëpunim me Telegrafin, do të organizojë punëtorinë NextGen Filmmakers, të dedikuar për të rinjtë e moshës 12–15 vjeç. Kjo punëtori dyditore do të mbahet më 2 dhe 3 gusht, nga ora 12:00 deri në 15:00, në hapësirat e Innovation and Training Park (ITP) në Prizren. Pjesëmarrësit do të udhëhiqen në të gjitha etapat e krijimit të një dokumentari të shkurtër, duke përfshirë konceptimin dhe shkrimin e skenarit, xhirimin dhe montimin, me përdorimin e telefonëve smart dhe kamerave profesionale.
Në kuadër të DokuKids, kjo punëtori praktike synon të nxisë kreativitetin dhe shprehjen vizuale përmes teknologjisë. Si risi këtë vit, programi do të përfshijë edhe bazat e fotografisë, si një mjet të fuqishëm rrëfimi vizual. Rezultati final do të jetë filmi i shkurtër "The NextGen Filmmakers of DokuFest", i prodhuar tërësisht nga vetë pjesëmarrësit dhe i prezantuar në programin edukativ të festivalit.
Pjesëmarrësit e DokuFest 2025 do të kenë mundësinë të shijojnë një përvojë të pasur me ngjarje kulturore dhe edukative, gjithmonë me mbështetje të teknologjisë më të fundit të ofruar nga IPKO, duke përfshirë internetin 5G dhe shërbime që ofrojnë lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme.
IPKO është ofruesi kryesor i shërbimeve të telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital dhe shërbimeve ICT në Kosovë. Ne synojmë të përmirësojmë jetët e klientëve tanë përmes inovacionit dhe përkushtimit ndaj kulturës dhe shoqërisë. Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-s, vizitoni www.ipko.com.
*Artikull i sponsorizuar