Në një botë ku çdo klikim, mesazh apo foto mund të gjurmohet, siguria nuk është më një luks. Ajo është nevojë. Dhe shpesh, më e mira nga kjo siguri ndodh në prapaskenë, pa shqetësuar aktivitetin tuaj të përditshëm. Kjo është pikërisht ajo që Samsung sjell për përdoruesit e saj: një botë digjitale të sigurt, pa zhurmë.
Siguri që nuk e sheh, por të mbron
Kur lidhemi me një rrjet Wi-Fi publik në një kafene, kur ruajmë fotot tona personale në telefon apo kur u japim fëmijëve tanë një pajisje për të parë video, rrisku është real – dhe i përditshëm. Por për fat të mirë, Galaxy funksionon ndryshe. Siguria është e integruar në çdo detaj, duke u kujdesur për ne në sfond, pa ndërprerë përvojën tonë.
Teknologjia Knox Vault është zemra e kësaj qasjeje. Ajo krijon një “dhomë të blinduar” brenda telefonit, ku ruhen të dhëna të ndjeshme si fjalëkalimet, gjurmët e gishtave apo PIN- et. Edhe nëse dikush përpiqet të hyjë në sistemin operativ, këto të dhëna mbeten të paprekura.
Privatësia është inteligjencë që punon për ty
Përvojat e personalizuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale janë të mrekullueshme, telefoni yt të kupton, të ndihmon të planifikosh, të sugjeron. Por në të njëjtën kohë, ato kërkojnë të dhëna personale. Prandaj Samsung ka ndërtuar sistemin Personal Data Engine (PDE) dhe mbrojtjen KEEP.
PDE mëson zakonet e tua, si për shembull, kur nis alarmi, cilat janë vendet që viziton më shpesh apo cilat aplikacione përdor gjatë ditës dhe i ruan këto informacione brenda pajisjes tënde, pa i dërguar në rrjet. KEEP, nga ana tjetër, krijon një hapësirë të sigurt për këto aplikacione që kanë nevojë për të dhëna të ndjeshme, pa i përzier me të tjerat. Është një mënyrë inteligjente për të mbajtur nën kontroll atë që është vetëm e jotja.
Mbrojtje në çdo pajisje, pa e kuptuar fare
Nëse ke më shumë se një pajisje Galaxy në shtëpi, si një tablet, një Galaxy Watch apo një televizor SmartThings teknologjia Knox Matrix siguron që, nëse njëra prej tyre përballet me ndonjë rrezik, pjesa tjetër të njoftohet menjëherë dhe të mbrohet. Përdoruesi udhëzohet nëpërmjet një njoftimi të thjeshtë dhe mund të marrë masa me një klikim. Kjo është siguria e epokës së pajisjeve të lidhura: bashkëpunim i qetë për të të mbrojtur.
Kur jemi në aeroport, në hotel apo në bibliotekë dhe lidhemi me një rrjet të hapur Ëi-Fi, shpesh nuk e dimë se sa të pambrojtur jemi. Me Secure Wi-Fi të Samsung – tani me mbrojtje post-kuantike, lidhja jonë është e koduar nga fillimi në fund. Teknologjia përdor metoda të reja sigurie që nuk mund të “thyen” as nga kompjuterët më të fuqishëm të së ardhmes.
Nëse je në një kafene dhe dëshiron të shohësh një video ose të kryesh një pagesë, Secure Wi-Fi aktivizohet automatikisht, mbron të dhënat e tua dhe shfaq në fund një përmbledhje të aplikacioneve që janë mbrojtur gjatë lidhjes. Samsung nuk ofron vetëm telefona ofron një ekosistem të tërë që funksionon në mënyrë të koordinuar, të sigurt dhe të personalizuar.
Dhe për ata që nuk janë ende përdorues të Samsung? Me opsionin Try Galaxy, mund të përjetosh si është të jesh pjesë e një universi të ndërtuar me sigurinë në qendër – pa pasur nevojë të ndryshosh menjëherë telefonin tënd.