Reklama

Aztechonline.com prezanton webfaqen e re me dizajn modern dhe eksperiencë të përmirësuar të blerjes

AzTech

Aztech, si njëri ndër liderët e fushës së shitjes me pakicë për pajisje elektronike në Kosovë, ka prezantuar versionin e ri të platformës online aztechonline.com, e cila tani vjen me një ndërfaqe të ridizajnuar, përmirësime në UI (User Interface/Ndërveprimi i përdoruesit) dhe UX (User Experience/Experienca e përdoruesit), si dhe procese të thjeshtuara për blerje online.

"Kemi analizuar në detaje mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me platformën tonë dhe kemi
ndërtuar një përvojë të re që vendos përdoruesin në qendër të çdo klikimi" – deklaroi ekipi i
Aztech gjatë lansimit zyrtar të ridizajnit.

Fokus në lehtësi, shpejtësi dhe estetikë digjitale

Webfaqja e re është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: akses i thjeshtuar, navigim intuitiv dhe
performancë e lartë. Me dizajn të pastër, menu të optimizuara për celularë dhe desktop, si dhe
struktura të organizuara sipas kategorive, përdoruesit tani mund të gjejnë dhe të porosisin
produktet e preferuara brenda pak sekondave.

UI & UX që reflektojnë standarde bashkëkohore

Përmirësimet në ndërfaqe dhe përvojën e përdoruesit nuk janë vetëm vizuale – ato ndikojnë
drejtpërdrejt në funksionalitetin dhe shpejtësinë e faqes. Përdoruesit mund të filtrojnë
produktet me lehtësi, të ruajnë artikujt e preferuar, të përfundojnë blerjen me më pak hapa
dhe të përfitojnë nga një proces i përmirësuar i komunikimit me shërbimin për klientë.

Blerja online në nivel të ri

Versioni i ri i aztechonline.com është ndërtuar për të reflektuar evoluimin e tregut dhe nevojat
reale të konsumatorëve modern. Aztech synon të ofrojë jo vetëm produkte cilësore, por edhe
një përvojë blerjeje që është në një hap me platformat më të avancuara ndërkombëtare.
Disponueshmëri dhe më shumë për të ardhmen
Platforma e re është tashmë funksionale dhe e aksesueshme për të gjithë vizitorët në Kosovë
dhe më gjerë. Në muajt në vazhdim, Aztech planifikon të shtojë edhe funksionalitete të reja për
të lehtësuar edhe më shumë blerjen e nevojshme për secilin prej klientëve.

Për më shumë vizitoni: aztechonline.com

Rreth Aztech

Aztech është njëri ndër liderët e fushës së shitjes me pakicë për pajisje elektronike, duke ofruar
zgjidhje të avancuara për konsumatorët dhe bizneset në mbarë Kosovën. Me një rrjet të gjerë
dyqanesh fizike dhe një prezencë gjithnjë e më të fuqishme online, Aztech mbetet një pikë
referimi për teknologjinë në Kosovë.

*Artikull i sponsorizuar