Rajon

Vuçiqi nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të marrë  pjesë sot në samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor. 

Vuçiq ka thënë se për herë të parë në 13 apo 14 vjetët e fundit, Serbia s’do të ketë asnjë përfaqësues në këtë samit. 

“Për herë të parë në 13 apo 14 vjetët e fundit, as unë dhe askush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq për transmetuesin shtetëror të Serbisë “RTS”. 

Sipas tij, ai po e bën këtë për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se kjo do të kritikohet nga Brukseli. 

Ai tha se vet e ka marrë vendimin. 

“Mendoj se po e mbroj Serbinë dhe interesat e saja. Serbia është në anën e saj, pavarësisht nëse kjo i pëlqen Washingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq. “Do të qëndrojmë në rrugën evropiane për sa kohë që jam unë president’. 

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.