Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në orët e hershme të së premtes në fabrikën ushtarake “Krusik” në qytetin e Valjevës, ka raportuar N1.
Të lënduarit tashmë janë liruar pas trajtimit mjekësor në emergjencën e spitalit të Valjevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania “Krusik” ka lëshuar një njoftim sa i përket shpërthimit, duke thënë se gjatë operacioneve rutinore, një detonator përforcues u aktivizua, duke shkaktuar lëndime te një punonjësi në formë prerjesh.
Sipas kompanisë lëndime të lehta kanë përjetuar edhe katër punonjës të tjerë.
“Punëtorët e lënduar janë dërguar në spitalin e Valjevës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.