Departamenti Amerikan i Thesarit ka dhënë një licencë të posaçme që shtyn sanksionet e plota ndaj kompanisë serbe të naftës NIS, e cila është në pronësi ruse, deri më 8 tetor. Licenca lejon hapjen e një filiali të ri dhe vazhdimin e operacioneve të kompanisë edhe për tetë ditë, ka njoftuar NIS-i të mërkurën (1 tetor).
NIS-i operon rafinerinë e vetme të naftës në Serbi, në qytetin e Pancevos, afër Beogradit, me një kapacitet vjetor prej 4.8 milionë tonësh, që mbulon pjesën më të madhe të nevojave të vendit për naftë të përpunuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHBA-ja e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi që shumica e pronësisë së saj është ruse. Që atëherë, sanksionet janë shtyrë gjashtë herë, ndërsa javën e kaluar SHBA-ja njoftoi se ato do të fillonin më 1 tetor.
Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Transporti i naftës së papërpunuar për NIS-in kryhet përmes kompanisë JANAF në Kroaci, e cila gjithashtu ka marrë një licencë që vlen deri më 8 tetor. JANAF-i ka njoftuar se do të aplikojë për një zgjatje të licencës me mbështetjen e Qeverisë së Kroacisë dhe avokatit të saj amerikan.
Suksesi i shtyrjes së sanksioneve pas datës 8 tetor do të varet nga aktivitetet e mëtejshme të kompanisë NIS, sipas institucioneve kompetente amerikane.
Struktura e pronësisë së NIS-it është ndryshuar disa herë. Kompania ruse Gazprom është larguar nga pronësia e NIS-it në shtator, dhe një nga pronarët e rëndësishëm u bë një tjetër kompani e menaxhuar nga Gazpromo, kompania Intelidzhens nga Shën Petersburgu.
Shoqëria aksionare Intelidzhens u bë pronare e 11.3% të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Bursës së Beogradit më 21 shtator.
Pjesa më e madhe e pronësisë së NIS-it vazhdon të mbahet nga Gazprom Neft, filial i Gazpromit (44.9%), ndërsa shteti i Serbisë ka 29.9%. Pjesa tjetër i takon aksionarëve të vegjël.
Deri në vitin 2008, NIS-i ishte kryesisht në pronësi të shtetit, kur Serbia shiti 51% të aksioneve te Gazprom Neft për 400 milionë euro.