Fluturimet janë anuluar, fëmijëve u është thënë të qëndrojnë brenda dhe punimet në ambiente të jashtme janë ndaluar në Sarajevë të enjten ndërsa një shtresë e trashë mjegulle ka mbuluar kryeqytetin e Bosnjës.
Sarajeva zakonisht përballet me ndotje të rëndë gjatë dimrit, kryesisht nga ngrohja e shtëpive dhe ndotja nga transporti. Qyteti është i rrethuar nga malet çka bën që ajri i ndotur të ngecë për ditë nëse nuk ka frymë, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Dhjetëra fluturime u anuluan dhe automjetet kanë lëvizur ngadalë për shkak të dukshmërisë së zvogëluar gjatë orëve të mëngjesit.
Kompania zvicerane për kualitetin e ajrit “IQAir” e ka cilësuar ajrin në Sarajevë si “të pashëndetshëm”.
Enis Kreçiniq, ekspert rreth kushteve atmosferike nga Instituti Meteorologjik, ka thënë se niveli i grimcave toksike që rrjedhin nga ndotja e ajrit në Sarajevë nganjëherë është 10 herë më i lartë se që duhet të jetë.
