Qindra automjete me qytetarë dhe studentë serbë janë nisur nga kampusi i Universitetit në Novi Sad për në Beograd për protestën e paralajmëruar për të shtunën.
Konvoji i automjeteve po drejtohet nga taksitë të cilët kanë vendosur mesazhet “SOS taksi për studentët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudentët do të protestojnë të shtunën me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, e cila presin që të përmbushet deri në orën 21:00, raportoi Danas.
Presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë se pret që incidentet gjatë protestës në Beograd dhe “dhuna do të fillojnë mes orës 20:45 – 21:45”.
“Do të ketë dhunë. Askush nuk dëshiron t’i dëgjojë fjalimet e tyre”, ka thënë ai.