Qeveria e re e Shqipërisë ka paralajmëruar rritjen e pagës mesatare të mësuesve në 1,250 euro deri në vitin 2029, nga 950 euro që është sot.
Gjithashtu është thënë se do të vendosen 1,000 laboratorë inteligjentë në deri në vitin 2027, duke garantuar qasje për çdo nxënës në mësimin e teknologjisë digjitale, shkruan ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë tjetër prioritet është edhe zgjerimi i shërbimeve arsimore online, digjitalizimi i testimeve dhe sigurimi i njohjes automatike të diplomave, përmes ngritjes së një agjencie të specializuar dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Programi përfshin edhe zhvillimin e kurrikulave të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit do të trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.