Rajon

Policia serbe përleshet me protestuesit antiqeveritarë në rrugët e Beogradit

Serbi

Foto: Associated Press

Policia serbe ka njoftuar se ka arrestuar 79 studentë universiteti dhe protestues të tjerë, ndërsa ata thyen bllokadat e rrugëve në disa qytete që janë pjesë e mospajtimit të vazhdueshëm kundër qeverisë populiste të presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Oficerët me pajisje për trazira ndërhynë të mërkurën vonë dhe të enjten herët në kryeqytet, Beograd, qytetin verior të Novi Sadit dhe qytetet jugore të Nishit dhe Novi Pazarit. Autoritetet mohuan raportet për brutalitet policor dhe forcë të tepruar kundër demonstruesve, raporton AP.

Studentët e universitetit pas protestave thanë se policia ka lënduar shumë demonstrues paqësorë.

Dëshmitarët u thanë mediave lokale se policia e trazirave rrahu protestuesit me shkopinj dhe mburoja dhe se katër studentë janë shtruar në spital.

Katër oficerë janë plagosur dhe një automjet policie është dëmtuar gjatë trazirave. 

Oficerët "vepruan në përputhje me ligjin" ndërsa iu përgjigjën trazirave, ka thënë policia në një deklaratë.

Tensionet në vendin ballkanik janë rritur që nga një tubim të shtunën që kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tubimi i dhjetëra mijëra njerëzve në Beograd përfundoi me përleshje midis policisë së trazirave dhe grupeve të protestuesve.

Vuçiqi ka refuzuar të caktojë zgjedhje të parakohshme pavarësisht më shumë se tetë muajsh demonstratash të vazhdueshme. Protestat filluan në nëntor pasi një strehw e rinovuar e stacionit hekurudhor është shembur në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona dhe duke shkaktuar akuza për neglizhencë të nxitur nga korrupsioni në projektet shtetërore të infrastrukturës.