Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kryeministri aktual

Plenkoviqi fiton zgjedhjet në Kroaci

Andrej Plenkoviq

Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) udhëhequr nga kryeministri aktual Andrej Plenkoviq ka fituar zgjedhjet në Kroaci, të cilat u mbajtën të mërkurën.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve nga 99.67 për qind të votave të numëruara ka njoftuar se 61 mandate i ka fituar HDZ-ja, kundrejt 42 mandateve të Partisë Social Demokratike (SDP) koalicionin e të cilëve e udhëhoqi presidenti Zoran Milanoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është hera e tretë që HDZ-ja fitoi zgjedhjet parlamentare, parti që ka mbajtur kryesisht pushtetin që kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

HDZ-ja e Plenkoviqit fitoi në nëntë nga gjithsej 11 zona zgjedhore.

“Është e rëndësishme që në mëngjes të fillojmë punën për formimin e shumicës së re parlamentare”, ka thënë Plenkoviq të enjten.

Për ta formuar Qeverinë, përveç tetë përfaqësuesve të minoriteteve, Plenkoviqit i duhet mbështetja e gjysmës së përfaqësuesve të “Lëvizjes Atdheu”, e cila mori 14 mandate.