Qindra mijëra njerëz tashmë janë mbledhur në qendër të Beogradit për protestën që zyrtarisht pritet të nisë në orën 16:00.
Nga të gjitha drejtimet e qytetit studentë e qytetarë janë mbledhur me synimin për të arritur përpara Parlamentit serb dhe sheshit “Slavija”, ndërsa forca të shtuara policie po ashtu janë vendosur nëpër kryeqytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tash nuk ka pasur incidente serioze, përveç rastit kur një person voziti drejt turmës duke lënduar tre persona dhe një tjetër më vonë u arrestua pasi kërcënoi me bombë policët.
Në qendër janë parë të pozicionuar edhe kamionë me ujë. Pavarësisht protestave të vazhdueshme paqësore, kjo e sotmja ka nisur me tension dhe frikë se mund të përfundojë me dhunë. Presidenti Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar arrestime.