Rajon

LSDM-ja dënon sjelljen e Vuçiqit ndaj Shekerinskës: Fyerje në vend të argumenteve

Radmila Shekerinska

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dënuar ashpër sjelljen ofenduese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj Radmila Shekerinskës, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih 2026. Sipas partisë, Vuçiq ka përdorur një gjuhë poshtëruese duke vënë theksin te gjinia e saj, ndërsa e ka akuzuar atë për përfshirje në ndarjen e një pjese të territorit të Serbisë, përkatësisht Kosovës.

Shekerinka është politikane maqedonase dhe zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.

LSDM e cilëson këtë veprim si një shembull tipik të stilit të Vuçiqit, ku sulmet personale dhe shovinizmi zëvendësojnë argumentet politike. Ata theksojnë se shënjestrimi i grave në pozita të larta, siç është rasti i Shekerinskës në postin e zëvendës-sekretares së përgjithshme të NATO-s, është një përpjekje për të zhvlerësuar arritjet e tyre profesionale përmes misogjinisë.

​Në reagimin e tyre, opozita maqedonase shpreh mbështetje të palëkundur për Shekerinskën, duke i hedhur poshtë akuzat për ndarje territoriale dhe duke vlerësuar rolin e saj si dëshmi të kompetencës ndërkombëtare. Partia përfundon duke bërë një dallim mes regjimeve që ata i quajnë autoritare, si ai i Vuçiqit dhe VMRO-së, dhe parimeve të barazisë që sipas tyre përfaqëson LSDM-ja./pacensure