Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Çka po planifikon Vuçiqi me vendosjen e traktorëve në Beograd

traktorat serbi

Dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pionisrski” në Beograd, edhe pse nuk kanë të drejtë. Policia nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar.

Shumica e traktorëve nuk kanë targa ose ato u janë fshehur. Sipas medias serbe “Nova” janë disa skenare të qeverisë për përdorimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej skenarëve është se ata do të shërbejnë për të rritur presionin, të shkaktojnë frikë për përshkallëzim të protestës, e në këtë mënyrë të ulin numrin e njerëzve në rrugë të shtunën.

Disa prej kompanive të traktorëve janë vizituar më herët nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Por, askush nuk ka folur nëse u është kërkuar që traktorët t’i dërgojnë në Beograd.

Qindra traktorë të tjerë janë vendosur në Beograd, jo vetëm një ditë para protestës, por prej disa ditësh. Një prej teorive pse ata janë dërguar atje është që të bllokohet hyrja për në qytet të shtunën e 15 marsit.