Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograf ka njoftuar se është zhvilluar një takim “konstruktiv” ndërmjet ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku është diskutuar nisja e një “epoke të re” në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, SHBA e vlerëson rolin e Serbisë në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka shprehur kënaqësi për stërvitjen e përbashkët ushtarake mes Serbisë dhe NATO-s, e cila pritet të mbahet në muajin maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, gjatë takimit, ambasadori Whitaker ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me politikën e sigurisë së Serbisë. Ai theksoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me “partnerë jo të besueshëm” krijon varësi strategjike afatgjatë, e cila është e vështirë të thyhet dhe e komplikon bashkëpunimin e ardhshëm me Perëndimin.
“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, ka deklaruar Whitaker, duke shtuar se një partneritet modern dhe i orientuar drejt së ardhmes nënkupton harmonizimin e drejtimit strategjik të Serbisë me aleatët perëndimorë.
Para takimit me Vuçiqin, Whitaker kishte paraqitur vizionin e tij për marrëdhëniet e ardhshme SHBA–Serbi në një artikull autorial për gazetën “Politika” në Beograd, ku theksoi se ka ardhur koha për një fazë të re bashkëpunimi të bazuar në historinë e përbashkët dhe interesat strategjike.
Whitaker ishte edhe në Prishtinë ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.