Basketbollistet e Spanjës i kanë filluar me fitore Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Spanja të dielën triumfoi ndaj Kinës me rezultatin 90:89, pas vazhdimit. Rezultati pas katër çerekëve ishte i barabartë, 76:76. Më e dalluara në fitoren e Spanjës ishte Megan Gustafson me 29 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.
Te Kina u dallua Yueru Li me 31 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, por kontributi i saj nuk mjaftoi që kinezet ta shmangin disfatën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanja në Olimpiadën e “Tokio 2020” përfundoi në vendin e gjashtë, ndërsa në turneun në Paris synon medalje.
“Fitore e mahnitshme. Ne nuk u ndalëm së besuari, nuk u ndalëm së punuari, nuk u ndaluam së përmirësuari”, u shpreh kapitenia e Spanjës, Alba Torrens, shkruan “AP News”, të dielën.