Dy kundërshtarë afrikanë u përballën në ndeshjen për medalje të bronztë në turneun olimpik të futbollit në Paris të enjten mbrëma.
Dhe fitues në fund doli Maroku, që fitoi thellë 6:0 ndaj Egjiptit, në stadiumin e Nantesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbde Ezzalzouli dhe Soufiane Rahimi shënuan në pjesën e parë dy gola brenda tre minutash, ndërsa në pjesën e dytë Bilal El Khannouss shënoi për rezultatin 3:0, gjashtë minuta pas pushimit. Rahimi e shënoi edhe një tjetër gol për 4:0, ndërsa dy golat e fundit në ndeshje u realizuan nga Akram Nakach dhe Achraf Hakimi.
Rahimi në këtë turne ka tetë gola gjithsej, dhe u bë lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshje rresht në Lojërat Olimpike.