Rekordi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te notarët në stafetën 4x100 metra stil i kombinuar, është thyer të dielën në Paris, pasi Kina ka shfaqur nivel të lartë në “La Defense Arena”.
Pan Zhanle që mban rekordin botëror në 100 metra stil të lirë, ia siguroi Kinës fitoren me not të jashtëzakonshëm. Ai, Xu Jiayu, Qin Haiyang dhe Sun Jiajun, fituan me kohën 3:27.45 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCaleeb Dressel dhe amerikanët e tjerë u stolisën me medalje të bronztë pasi ishin me 0.55 sekonda prapa kinezëve.
Leon Marchand dha kontributin e tij që Franca të stoliset me medalje të bronztë në këtë disiplinë.
SHBA-ja nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Moska 1980” pasi e kishter bojkotuar, por rekordi i vendosur në Lojërat Olimpike “Roma 1960”, nuk ishte thyer asnjëherë.
Pan ka merita të mëdha për këtë fitore pasi e përfundoi garën për 45.92 sekonda.
Kontribut dha edhe Qin, i cili në disiplinën bretkosë, shkoi në finish për 57.98 sekonda.