Xhudisti japonez Takanori Nagase e ka mbrojtur titullin olimpik në kategorinë deri 81 kilogramë.
Nagase të martën në finalen e “Paris 2024” mposhti gjeorgjianin Tato Grigalashvili.
Nagase 30-vjeçar kishte fituar të artën edhe në “Tokio 2020”. Ai po ashtu ka fituar të bronztën në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedaljet e bronzta në kategorinë deri 81 kilogramë i fituan jugkoreani Lee Joonh]an dhe taxhiki Somon Makhmadbekov.