Adriana Ruano Oliva ka shkruar historinë për shtetin e Guatemalës, në finalen e qitjes, në disiplinën “shënjestër në lëvizje”.
29-vjeçarja të mërkurën e arriti medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e saj në gjitha ngjarjet sportive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo po ashtu vendosi rekord të ri olimpik me 45 gjuajtje të sakta nga 50 sa i pati gjithsej.
Italiania Silvana Maria Stanco e regjistroi medaljen e argjendtë, ndërsa Penny Smith e Australisë u stolis me medalje të bronztë.
Guatemala në Lojërat Olimpike ka debutuar në vitin 1952.
Nga ky vit deri në vitin 2023 e kishte vetëm një medalje të argjendtë të fituar.
Në 24 orët e fundit, Guatemala i fitoi dy medalje, të artën që e fitoi Oliva të mërkurën, dhe një tjetër medalje të bronztë.
Edhe medalja e bronztë u fitua në disiplinën “shënjestër në lëvizje”, por në konkurrencën e meshkujve.