Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

EJU: Fazliu i bashkohet trashëgimisë së Kosovës

Laura Fazliu

Ishte një ditë e pabesueshme për Laura Fazliun dhe Katarina Krishton, të cilat në fund u përballën me njëra-tjetrën për medalje të bronztë të Lojërave Olimpike “Paris 2024” në kategorinë deri 63 kilogramë, shkruan Federata Evropiane e Xhudos. 

“Fazliu dhe Krishto dhanë maksimumin, madje u futën në fazën për pikën e artë. Krishto nisi festën dhe dyshja u vendosën në mes të tatamit. Arbitri bëri me shenjë që komisioni të rishikonte veprimin e saj dhe rezultati në fund ishte heqja e uazarit dhe u zëvendësua me një shido për shkelje të këmbës. Rolet u ndryshuan dhe Fazliu iu gëzua të bronztës për t’iu bashkuar historisë së suksesit të ekipit të Kosovës”, shkruan EJU të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo