Prej nisjes së turneut olimpik të boksit në kategorinë deri në 66 kilogramë, nuk kishte dyshim se Imane Khelif do të jetë favoritja kryesore për të triumfuar.
Boksierja e shumëpërfolur nga Algjeria i shkoi deri në fund turneut dhe u stolis me medalje të artë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, ajo me vendim unanim fitoi 5:0 në finale ndaj kinezes Liu Yang, në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Khelifi ka festuar në mes të ringut dhe më pas shkoi tek ekipi i trajnerëve të cilët e kapën në krah dhe lëvizën me të në ring.
Khelif ishte në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike "Parisi 2024" pas akuzave se është mashkull. 25-vjeçarja është biologjikisht femër, por u konstatua se ka tepricë të hormoneve mashkullore.
Ajo i solli medaljen e parë Algjerisë në "Parisi 2024".